Ndoshta paksa i vonuar, ky shkrim ze fill nga nje interviste e parado koheve e Ministrit te Jashtem te Serbi-Mal i Zi, Vuk Drashkovic, dhene gazetarit te televizionit shqiptar "Koha", Franko Egro. Edhe pse, nuk ishte hera e pare qe degjoja nje personalitet serb, nuk mund ta fsheh qe nje kuriozitet i madh me pushtoi, kuriozitet qe vinte natyrshem nga shume aresye. Pervec atyre qe kuptohen lehte dhe qe kane lidhje te drejtperdrejte me momentin ne te cilin po kalojme, pra fillimin e negociatave per statusin e ardhshem te Kosoves, me shume se nga cdo gje kersheria ime ngacmohej nga nje kujtim i larget, i lidhur drejtperdrejt me zotin Drashkovic. Vite me pare, ne Gjeneve ndersa studioja ceshtjen kosovare, ne nje nga bibliotekat e ketij qyteti, kisha gjetur midis te tjerash, nje artikull te zotit Drashkovic qe me kishte bere pershtypje. I botuar ne Le Monde Diplomatique, me sakte ne permbledhjen Manier de Voir, maj-qershor 1999, me titull Strategji antiserbe ne Kosove, me kujtohet qe me kishte lene nje pershtypje te hidhur. Autori, kryetar i opozites serbe ne ate kohe, ishte munduar te gjente dhe formulonte nje numer argumentesh per te vertetuar tezen se "shqipetaret ishin te ardhur ne Kosove, nga Azerbajxhani qe ishte sipas tij djepi i tyre". Kjo, ishte pak a shume situata e atehershme ne Serbi, ku ne opozite ndaj diktaktures se Miloshevicit, opozita serbe ishte ne unison te plote ndaj politikes se genocidit ne Kosove. Ka kaluar kaq kohe e ka rrjedhur shume gjak qe atehere. Dhe jo vetem kaq, jemi ne prag te negociatave dhe kurioziteti per te ditur c'mendojne palet, pervec premtimit te natyrshem demokratik, behet natyrshem gjithmone e me presues. E degjova me vemendje te madhe. Per fat te keq, here drejtperdrejte, e here mbeshtjelle me terminologji te demokracise moderne, tezat e tij ishin po ato, qe dikur, ne ate vit te larget 1999, me kishin lene "pa goje" ndersa i shfletoja me aq mundim, ne raftet e bibliotekave te Gjeneves...